JOQ Albania
Home

Katastrofë natyrore, cikloni Idai u merr jetën më shumë se 732 personave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/03/2019 23:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Numri i viktimave që humbën jetën si pasojë e ciklonit Idai ka shkuar në 732.

Por, Kombet e Bashkuara thanë se shifra përfundimtare e viktimave në Afrikën Jugore nuk do të dihet deri sa të largohen ujërat e përmbytjes.

Të dhënat e reja vinë pasi shefi i Kryqit të Kuq në qytetin portual të Beira të Mozambikut, tha se shkatërrimi është "më i keq se sa e imagjinonim.”

Përpara se të lëvizte në brendësi nëpër Zimbabve dhe Malavi, Hicham Mandoudi, kreu i nën-delegacionit për Kryqin e Kuq në Beira, tha:

 Çdo ditë zbulojmë se shkatërrimi i mbetur nga Cikloni Idai është më keq sesa e imagjinonim."

Qyteti Beira u shkatërrua plotësisht pas ciklonit që godi vendin më 14 mars.