JOQ Albania
Home

Shpërthen në flakë makina në Çole të Vlorës, dyshohet e qëllimshme
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/03/2019 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes së të shtunës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 maji të qytetit të Vlorës, ndërsa automjeti tip Peugeot me targa AA  870 TC është djegur në pjesën e përparme të tij.

Automjeti përdorej sipas informacioneve nga policia nga një grua me iniciale J.B.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se mund të bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po hetohet edhe për ndonjë shkëndijë elektrike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët. Sipas informacioneve paraprake dyshohet që në automjet të jetë hedhur edhe ndonjë lëndë djegëse, ndërsa hetimet do të përcaktojnë gjithçka referuar djegies së automjetit në qytetin  Vlorës.