JOQ Albania
Home

Party në qeli/ Alkoolin me eks, muzikën në kupë të qiellit dhe eurot lumë, shqiptarët “i vënë flakën” burgut grek
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/03/2019 20:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat lokale greke kanë publikuar disa pamje të pazakonta të shqiptarëve në burgun e Koridalos.

Ata duket se e shijojnë jetën edhe brenda, duke festuar me shishe alkooli dhe duke hedhur eurot lumë.

Skena e pazakontë është transmetuar live në rrjetin social Facebook dhe komentet nga familjarë apo miq të tyre nuk kanë munguar.

Videoja ka vënë në lëvizje ministrin e Drejtësisë dhe autoritetet e burgjeve greke, të cilët kanë kërkuar shtrëngimin e masave për të burgosurit brenda ambienteve.

E ashtuquajtur si një “party” brenda burgut, mediat greke e kanë komentuar videon si të ishte ambient feste dhe jo institucion ku shqiptarët vuajnë dënimin.

Pamjet e shqiptarëve të hareshëm, edhe pse brenda, kanë bërë xhiron e rrjetit dhe grekët kanë shpërthyer në akuza ndaj institucioneve.