JOQ Albania
Home

“Nuk arriti të eksitojë politikisht as Elisën”/ Paloka lëshon gjuhën: Më zhgënjeu sot!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/03/2019 19:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Opozita ka reaguar në lidhje me Kongresin Zgjedhor që PS mbajti ditën e sotme.

Ish-nënkrytari i Kuvendit ka shkruar se ditën e sotme ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka mbetur në nivelin e të gjithë të tjerëve dhe e ironizon për faktin se do të jetë ende e tronditur nga fakti që Servantesi nuk e ka shkruajtur Don Kishotin e Mançes nga kulla e Surrelit.

Në lidhje me kryeministrin Rama, Paloka është shprehur i zhgënjyer pasi sipas tij, iu duk i pavlerë dhe shkruan se ka vendosur të merret me Spiropalin.

Në mbyllje të shkrimit të tij Paloka, shkruan se merret me të pasi Rama nuk eksitoi politikisht as vetë ministren.

POSTIMI I PLOTË I PALOKËS:

Me zhgenjeu Elisa sot!!! Mbeti ne nivelin e gjithe te tjereve!

Prisja nje kercim cilesor me rastin e kongresit!

Nga “ ne kemi komandantin e legjionit te nderit te Shqiperise , Edi Ramen” tek “Shqiperia qe beri skenderbeu yne Edi Rama” mendova qe sot do kishte bere ndonje gjetje me domethenese , nje superlative me te pershtateshme per kongres.

Nuk dua te besoj qe dhe Elisa ta kete patur me interes, sa u be ministre dhe… Me siguri do jete ende e tronditur nga fakti qe Servantesi nuk e ka shkruajtur Don Kishotin e Mances, nga kulla e Surrelit. Po prape kam besim qe gjenia e saj do na mahnise

P.S

Do thote ndonjeri “c’ne qe merresh me Elisen e jo me liderin ?” . Lideri mu duk me i pa vlere edhe se tao edhe se velina sot. Kur nuk arriti te eksitoje politikisht as Elisen…Prandaj thashe…