JOQ Albania
Home

Ekzekutimi i avokatit të Çapajve dhe Shullazit, shoqërohen 30 anëtarë të familjes Çela
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/03/2019 19:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Elbasanit ka shoqëruar në Komisariat 30 familjarë të familjes Çela, si të dyshuarit kryesorë për atentatin që iu bë avokatit mbrojtës së familjes së Çapajve, Ravik Gurra mbrëmjen e djeshme në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.

Gurra ishte mbrojtës ligjor i familjes Çapja, e cila është në një konflikt të përgjakshëm me familjen Çela në Elbasan.

Ky konflikt ka nisur para 10 vjetësh, ku kanë mbetur të vrarë me dhjetëra persona nga të dyja fiset.

Gurra ishte edhe avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, të cilët akuzohen për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Avokati Ravik Gurra u ekzekutua me armë zjarri me selenciator nga një person, i cili ka shkuar e ka takuar në tavolinën ku ishte duke ndenjur me dy persona, njëri prej tyre zyrtar i lartë dhe më pas e ka qëlluar me dy plumba pas koke.