JOQ Albania
Home

“S’do të flasë, ai flet pa folur!”/ E mori nga Parisi me thonj të paprerë, pse Nano lideri historik i PS i bëri daljen Ramës?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/03/2019 17:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar Kongresin Zgjedhor ku konfirmoi emrin e Erion Veliajt si kandidat për Bashkinë e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 30 qershor.

Në Kongres pritej edhe mbërritja e liderit historik të PS, Fatos Nano. Çudia më e madhe ishte se ky i fundi e kishte pranuar ftesën, po nuk u paraqit.

U bë e ditur se Nano nuk do të mbante asnjë fjalim por thjesht do të ishte prezent në sallë.

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh në lidhje me këtë fakt:

Nuk do të flasë, ai flet pa folur!”

Arsyeja pse Nano mungoi në Kongres nuk u bë e ditur, përpos faktit që mungesa e tij nuk kaloi pa rënë në sy.

Ditën e djeshme një ish-ministre ikonë e PS-së, Arta Dade kërkoi largimin e Edi Ramës pasi tha se ai është një njeri që nuk di të bëjë punën e tij.

Mos ka qenë ky pikërisht mendimi që Nano ndan për Rilindjen e Ramës?

Mos vallë ai e shesh sa shumë e ka zhytur PS-në, personi për të cilin shprehej se e bëri njëri… se solli nga Parisi me thonj të paprerë për ta bërë kryeministër?

Mos vallë ish-kryeministri nuk do të përlyhet në baltën me të cilën Rama po i jep formë partisë që Nano themeloi dhe ka preferuar t’i qëndrojë larg asaj çfarë pasardhësi i tij ka katranosur…?