JOQ Albania
Home

Hungaria refuzon që ti dorëzojë drejtësisë shqiptare Albert Veliun
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/03/2019 15:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Albert Veliut ose i njohur ndryshe si "dëshmitari X" apo "Babalja" nuk do të ekstradohet në Shqipëri.

Lajmin e ka konfirmuar për Fax news, avokati i Veliut, Tom Gashi, i cili ka thënë se kanë qenë autoritet hungareze që kanë refuzuar ekstradimin e tij, ndërsa ka pohuar se ai ka fituar leje qëndrimi në Bruksel, së bashku me familjen e tij.

Avokati Tom Gashi u shpreh:

U refuzua ekstradimi në Shqipëri. Agron Veliu e familja e tij kanë fituar leje të përkohshme qëndrimi në Bruksel."

Albert Veliu ka pretenduar se është kërcënuar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë dhe për këtë shkak Hungaria ka vendosur që të mos e ekstradojë drejt Shqipërisë.

Risjellim në vëmendje se ditën e djeshme Partia Demokratike ka publikuar përgjime të reja që lidhen me çështjen "Babale".

Në përgjime pretendohet se Fredi Alizoti komunikon me kreun e Policisë së Fierit, i cili premton ti japë para në mënyrë që të heshtë dhe të deklarojë kundër Veliut.

Prokuroria shqiptare dyshon se Fredi Alizoti ka luajtur rolin e Agron Xhafajt, në bisedën me Veliun, po ky pretendim hidhet me forcë poshtë nga ana e PD-së.