JOQ Albania
Home

Detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i avokatit të Shullazit: Makina e vrasësve e vjedhur para 3 muajsh
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/03/2019 14:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme avokati i Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, por edhe avokat i familjes së Çapajve, Ravik Gurra është ekzekutuar me armë zjarri, në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.

Autori, i cili ende nuk është identifikuar i ka shkuar avokatit në tavolinën ku ishte ulur së bashku me dy persona të tjerë, njëri prej tyre zyrtar i lartë dhe e ka qëlluar me 3 plumba pas koke.

Pas këtij momenti policia është duke vijuar hetimet dhe e ditur bëhet se makina që u gjet e djegur në fshatin Bradashesh, që ndodhet në hyrje të Elbasanit rezulton të jetë e vjedhur në dhjetor të vitit 2018 dhe është e denoncuar nga pronari i saj.

Tashmë çështja ka kaluar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë hetimet duke mbledhur dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurive pranë lokalit ku u vra Gurra.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se autori e kishte qëlluar avokatin me një armë me selenciator dhe më pas ishte larguar me një mjet tip "Benz" së bashku me bashkëpunëtorin që e priste në makinë.

Avokati Ravik Gurra kishte marrë para disa vitesh pasaportën angleze. Ai bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë ku aktualisht ka edhe familjen e tij.