JOQ Albania
Home

Njihet si lider historik i PS-së, Nano i bën Rilindjes së Ramës atë që nuk pritej
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 23/03/2019 12:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e Kongresin e saj gati tre muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Fillimisht punimet e këtij kongresi u hapën nga Sekretari të Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla. Kurse kryeministri Edi Rama pritet ta marrë fjalën gjatë eventit ‘Bashkia që Duam’, ku pritet rikonfirmimi i Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

Por ajo çka ka rënë në sy ishte mungesa e Fatos Nanos, atij që njihet si lideri historik i Partisë Socialiste.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme u tha se Nano do të merrte pjesë në Kongres, por ai nuk u pa sot në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Në këtë kongres e papranishme do të jetë edhe Tania Fajon, eurodeputja që luajti rol të rëndësishëm për liberalizimin e vizave të Shqipërisë.

Ndërkohë që ditën e djeshme një ish-ministre ikonë e PS-së, Arta Dade kërkoi largimin e Edi Ramës sepse ai është një njeri që nuk di të bëj punën.