JOQ Albania
Home

Ish-ministrja ikonë e PS-së liston një më një arsyet se përse Rama duhet të largohet: Është i kapur nga…
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 23/03/2019 11:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arta Dade është cilësuar si një prej figurave ikonë dhe më të spikatura të Partisë Socialiste. Dade ka lëshuar akuza të forta kundër kryetarit aktual të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një interviste në emisionin ‘’Provokacja’’ në ABC News Dade ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria për të mirën e socialistëve.

Më tej ajo tha:

Rama të paktën në këto dy vite nuk po qeveris, Rama është i kapur nga një klientelë, që ka qenë edhe më parë se të vijnë në pushtet, e kam thënë edhe më parë këtë në Parlament. Një kryeministër që e ka të vështirë të menaxhojë ministrat, dhe ua drejton gishtin gjithnjë atyre, atëherë nuk di të bësh detyrën. Rama nuk mund t’i shpëtonin këto afera, kanabizimi apo tenderat e frikshme, siç ishte rasti i Unazës së Re, por edhe në koncesione në shëndetësi, por edhe të tjera.”

Dade e cila ka qenë edhe ish-ministre tha edhe se nëse Rama mendon vërtetë për Shqipërinë duhet të mendojë një largim të vetin nga politika.

Ndër të tjera ajo shtoi:

Unë kohët e fundit në daljet e mia kam pasur një version timin edhe për zgjidhjen e krizës, në të cilën mbetemi të mbërthyer, që Rama nëse vërtetë mendon për Shqipërinë, për integrimin, për të mos penalizuar edhe PS-në, forcën që e ka zgjedhur dhe krijuar mund të bënte një dalje të butë taktike. Një largim të vetin nga politika.”