JOQ Albania
Home

Sondazhi/ 62% e tifozëve bëjnë përgjegjës Panuccin për rezultatet negative të Kombëtares Shqiptare
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 23/03/2019 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria e nisi në mënyrën më keqe kualifikueset për Euro 2020. Kuq e zinjtë u mundën në “Loro Boriçi” nga Turqia me rezultatin 0-2. Shqipëria u shfaq kaotike në fushën e lojës, ku golin e parë ja dhuruam vetë kundërshtarit, ndërsa i dyti ishte lehtësisht i evitueshëm.

Pak minuta më parë është mësuar se Fedetata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me Panuccin. Sharkimi i Christian Panuccit vjen menjëherë pas humbjes së djeshme me Turqinë.

Një sondazh është realizuar nga redaksia JOQ Albania.

Pyetaja e sondazhit është:

Sipas mendimit tuaj cili ka më shumë përgjegjësi për rezultatet negative të Kombëtares Shqiptare të Futbollit?"

62% kanë votuar Christian Panuccin. Pra që përgjegjësia për rezultatet negative të Kombëtares Shqiptare është e trajnerit Panucci.

Ndërsa 38% kanë votuar lojtarët e Kombëtares Shqiptare si përgjegjësit për rezultatet negative të ndeshjeve.

Nga 14 ndeshje të realizuara, mësohet se trajneri Panucci ka fituar vetëm 3. Gjithashtu ka humbur 9 ndeshje dhe ka barazuar 2. Aventura kuqezi e italianit zgjati më pak se dy vjet, pasi sot i është thënë "lamtumirë" nga FSHF.