JOQ Albania
Home

Lamtumirë Panucci! FSHF shkarkon trajnerin pas humbjes me Turqinë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 23/03/2019 9:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria e nisi në mënyrën më keqe kualifikueset për Euro 2020. Kuq e zinjtë u mundën në “Loro Boriçi” nga Turqia me rezultatin 0-2. Shqipëria u shfaq kaotike në fushën e lojës, ku golin e parë ja dhuruam vetë kundërshtarit, ndërsa i dyti ishte lehtësisht i evitueshëm.

Natyrisht gishti është drejtuar te trajneri Panucci për këtë humbje. Ky i fundit në një prononcim pas ndeshjes deklaroi se se kondicioni fizik i lojtarëve ishte fajtori kryesor.

Pak minuta më parë është mësuar se Fedetata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me Panuccin.

Sharkimi i Christian Panuccit vjen menjëherë pas humbjes së djeshme me Turqinë. Aventura kuqezi e italianit zgjati më pak se dy vjet.

Njoftimi i FSHF në faqen zyrtare:

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.
Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual."