JOQ Albania
Home

Ky ishte gjesti që arbitri gjerman bëri mbrëmjen e djeshme pak minuta para daljes në fushë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 23/03/2019 8:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arbitri i ndeshjes së djeshme Shqipëri-Turqi ishte gjermani Tobias Shtiler. 37- vjeçari është arbitër i rëndësishëm në vendin e tij, por edhe në arenën europiane.

Shtiler nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi më parë ka arbitruar edhe një ndeshje të Partizanit në kualifikueset e Kupave të Europës kundër Stromgodset.
Por një episod interesant u pa në ambientet e brendshme të stadiumit “Loro Boriçi”, pak minuta para se ekipet të dilnin në fushë.

Ishte asistenti i kryesorit gjerman, Tobias Shtiler, i cili vuri re se një nga fëmijët që shoqëron daljen e tyre në fushë, kishte lidhëset e atleteve, të zgjidhura.

Majk Pikel, u ul dhe e ndihmoi djaloshin e vogël, duke treguar se gjermanët nuk janë aq të ftohtë sa duken.