JOQ Albania
Home

“Dritaret nuk i hapnin kurrë dhe rruga vinte erë kanabis”, arrestohen në Angli 4 të rinj shqiptarë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 23/03/2019 8:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katër të rinj shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, janë arrestuar ditën e djeshme në Cleveland të Anglisë. Të rinjtë janë arrestuar në flagrancë nga policia. Ata kanë qenë në një fermë e cila ishte e mbushur plot me lëndë narkotike.

Të rinjtë kultivonin lëndë narkotike, ku më pas i bënin të gjitha shërbimet e nevojshme, deri në nxjerrjen në treg për ta shitur.

Vlera e lëndës narkotike shkon deri në 130 mijë paund. Dyshimet mbi të rinjtë janë shtuar kur fatura e energjisë elektrike u vinte gjithmonë e më e lartë. Kjo ishte diçka e pazakontë për katër persona që jetonin në atë ambient.

Dyshimet e tjera të policisë u shtuan edhe kur fqinjët dëshmonin se dritaret e fermës nuk hapeshin kurrë, por gjithmonë ishin të mbyllura e me perde të errëta. Rruga gjithmonë vinte erë kanabis, ishin shprehur fqinjët.

Dëshmia e një fqinji:

Dritaret vuloseshin dhe nuk hapeshin kurrë. Madje edhe perdet e vendosura brenda dritareve ishin të errëta. Rruga vinte erë kanabis dhe në dimër shumë zogj rrinin mbi çatinë e asaj shtëpie. Shumë njerëz të panjohur shihnim që hynin e dilnin. Ne ndonjëherë kishim edhe frikë."

Të rinjtë janë të moshës 22, 24, 27 dhe 30 vjeç. Mbi ta rëndojnë akuza të rënda dhe ende nuk është bërë e ditur edhe se sa vite dënim do vuajnë katër të rinjtë shqiptarë.