JOQ Albania
Home

E eleminuan me plumb pas koke, kush ishin personat që ndodheshin në tavolinë me avokatin e Shullazit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/03/2019 0:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Avokati i Shullazit, Ravik Gurra, u qëllua me 3 plumba pas koken në ambjentet e një lokali.

Në momentin e vrasjes ai ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë.

Sipas Balkanweb, në tavolinën e tij ishin të ulur juristi i Bashkisë Elbasan, Arben Hoxha dhe Astrit Telhallari.

Të tre personat ishin miq mes tyre. Pas ekzekutimit, Hoxha dhe Telhallari janë marrë në pyetje si dëshmitarë kyç.

Ndërkohë qyteti i Elbasanit është rrethuar me postblloqe në të gjitha anët.

Mësohet se deri më tani, nuk ka një pistë hetimi paraprake.