JOQ Albania
Home

“Jemi një”/ Zelanda e Re mobilizohet për nderimin e viktimave, kryeministrja, gazetaret e policia të gjitha me shami në kokë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/03/2019 23:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët në Zelandën e Re ndaluan për një moment të gjithë për të pranuar thirrjen myslimane për lutje ditën e sotme, një javë pas sulmit të përgjakshëm.

Raportohet se spikeret e lajmeve, kryeministrja e vendit, policet dhe vajza e gra nga të gjitha fetë kanë mbuluar kokën me shami për t’u lutur për viktimat.

Thirrja për lutje paraprihej me dy minuta heshtje.

Ndërkohë video të ndryshme në internet tregojnë njerëzit që qëndrojnë pa lëvizur ndërkohë që në sfond dëgjohet zëri i hoxhës.

Sipas një gazetari të Guardian, gazetaret dhe spikeret e televizionit në Zelandën e Re veshën të gjitha shami në kokë gjatë transmetimeve të tyre të drejtpërdrejta dhe përshëndetën në arabisht.

Një tjetër imazh, që ka bërë xhiron e rrjetit, tregon një oficer policie të armatosur që mbante shaminë në kokë për të shfaqur mbështetjen e saj për komunitetin mysliman. JOQ Albania