JOQ Albania
Home

Akujt nisin të shkrijnë me ardhjen e pranverës, liqeni i Miçiganit dhuron sërish “spektakël”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/03/2019 22:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ardhja e pranverës ka pasur një ndikim interesant në liqenin e Miçiganit, ku akulli ka nisur të çahet në copa.

Në pjesën më të madhe të dimrit ky liqen ishte i ngrirë pasi një vorbull polare solli temperatura të acarta në disa pjesë të SHBA-ve.

Në Çikago, Illinois, temperaturat arritën në -30 gradë Celsius  gjatë kulmit të frontit të ftohtë, gjë që shkaktoi formimin e shtresave të trasha të akullit në liqen.

Dhe, tashmë me ardhjen e pranverës, akulli në liqen ka dhënë sërish “spektakël”pasi copat e akullit të thyer po grumbullohen në sipërfaqe.

Fenomeni, i raportuar nga MLive.com, dhe i dukshëm përgjatë liqenit është kapur në një seri fotosh mahnitëse që tregojnë transformimin e radhës. JOQ Albania