JOQ Albania
Home

“Policët rrëmbejnë nga shtrati i reanimacionit protestuesin e plagosur gjatë protestës”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 22/03/2019 21:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video është publikuar në rrjetin social Facebook, në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Nëpërmjet kësaj videoje, Berisha denoncon veprimet e policëve të cilët e kanë marrë në gjendje jo të mirë shëndetësore protestuesin që u plagos para dy ditëve.

Siç shikohet edhe në pamjet filmike, protestuesi është nxjerrë nga Spitali i Traumës me krahun e fashuar dhe shoqërohet nga policia.

Berisha i ka cilësuar policët si shpirtkatranë, ku e quan akt kriminal të kryeministrit Rama.

Postimi i plotë i Berishës:

Protestuesi i plagosur rrëmbehet nga shtrati i reanimacionit! Shpirt katranët, narkopolicët rrëmbejnë nga shtrati i reanimacionit të spitalit të Traumës, me serume duke kundërshtuar edhe mjekun, protestuesin në Komisariat. Ky është një akt tjeter kriminal i Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasal Kimikut të tij. Turp! Ndiqeni videon tronditese. Sb"