JOQ Albania
Home

1 mijë do jenë turq, ja sa bileta janë shitur deri tani për ndeshjen Shqipëri-Turqi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2019 17:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sonte në mbrëmje në orën 20:45 luhet ndeshja Shqipëri-Turqi.

Kuqezinjtë debutojnë në takimin e parë eliminator të "Euro 2020". Sfida do luhet në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës.

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga starti i takimit, në sportelet e qyteteve si Tirana, Elbasani dhe Shkodra janë shitur rreth 13 mijë bileta.

Kjo tregon edhe njëherë interesin e madh të tifozëve për këtë duel.

Nga këto, rreth 1 mijë bileta besohet se i përkasin tifozëve miq.

Kujtojmë që impianti i "Loro Boriçit" ka një kapacitet prej 16 mijë vendesh.