JOQ Albania
Home

Kombëtarja zbret në fushë, Milani bën tifo për Turqinë sonte
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2019 13:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë teksa në orën 20:45 pret në "Loro Boriçi" Turqinë, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Europianit 2020.

Pavarësisht se në Shqipëi ka shumë tifozë, skuadra e Milanit bën tifo për Turqinë sonte.

Në faqen zyrtare të kuqezinjve, sot është shfaqur një urim për mesfushorin titullar të skuadrës, Hakan Çalhanoglu.

Ky i fundit pritet të udhëheqë Turqinë në këtë edicion të ri e sigurisht edhe në sfidën kundër Shqipërisë.

Klubi kuqezi shkruan:

Fat të mbarë Hakan Çalhanoglu në ndeshjen tënde kualifikuese të Euro 2020 kundër Shqipërisë sonte”.