JOQ Albania
Home

Nuk kalonte dot në trotuar se e kishin bllokuar koshat, qytetari përplaset nga makina në Tiranë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/03/2019 23:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Artan Lenja”.

Në mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, thuhet se makina ka shtypur një person.

Sipas denoncuesit rruga është pa sinalistika, ndërsa kalimi pengohet nga disa kosha plehrash të cilët kanë bllokuar trotuarin.

Nga pamjet shohet se në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca. Denoncuesi ndërkohë bën thirrje për ndërhyrje urgjente, pasi në këtë zonë shumë qytetarë rrezikojnë jetën.

Mesazhi i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania

Pershendetje, Rruga Artan Lenja ka ndodhue nje aksident ! Si duket edhe ne foto koshat e plerave kane bllokuar trotuarin edhe nje makine ka shtypur nje person ! E gjithe kjo rruge eshte pa sinjalistike dhe me rruga kalimi per qytetaret. Nga te dyja krahet ! Ju lutem publikoheni mbase vendos dikush qe te sistemoj kete zone! Jan shume qytetar qe rezikojn jeten cdo dite duke kaluar sa ne nje ane ne anen tjeter. Faleminderit