JOQ Albania
Home

Telashe për Maradonën, 18-vjeçari nga Argjentina pretendon se është fëmija i tij i dhjetë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/03/2019 22:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jana, Dieguito, Fernando, Dalma, Giannina dhe pas disa peripecive edhe Diego Armando Junior. Këto janë 6 fëmijët e yllit argjentinas të futbollit, Diego Armando Maradona.

Njëra nga vajzat e tij Giannina, është bërë një yll i emisionit “Kampionët”. Ajo ka deklaruar me ironi se mungojnë edhe pesë fëmijë të tjerë për të krijuar një ekip futbolli. Ndërkohë pak më parë ajo zbuloi edhe tre vëllezër të tjerë në Kubë.

Tashmë numri i tyre mund të shkojë në dhjetë. Ky është lajmi më i bujshëm që po qarkullon në Argjentinë. Në një emision është shfaqur 18-vjeçari i quajtur Santiago Lara, i cili pretendon se Maradona është babai i tij.

Avokati Matias Morla dhe kolegu i tij Fabian Musto që përfaqëson Santiagon, kanë nisur procedurat që të kryhet një test AND-je.

Kujtojmë se në 2005-ën, nëna e tij biologjike, Natalia Garat,  kishte nisur procedurat e birësimit, të cilat u ndërprenë për shkak se personi i interesuar humbi jetën.