JOQ Albania
Home

Rruga është salloni i tij, ky është berberi që “transformon” të pastrehët falas
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/03/2019 21:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një berber nga Londra qeth njerëzit e pastrehë në rrugë falas dhe tashmë ka krijuar një lëvizje vetëmohuese që i inkurajon njerëzit të bëjnë diçka të mirë.

Joshua Coombes për vite me radhë tashmë, merr gërshërët e tij dhe niset për t’u dhuruar atyre që jetojnë në rrugë një pamje të re.

Ashtu si çdo berber i mirë, 31-vjeçari bisedon gjatë me klientët e tij, duke dëgjuar mendimet, ndjenjat dhe rrëfimet e tyre.

I vetmi ndryshim që Joshua ka me berberët e tjerë është fakti se rrugët janë salloni i tij.

Pasi përfundon prerjen e flokëve të dikujt, berberi i pyet nëse mund ta tregojë historinë e tyre në Instagram duke përdorur hashtagun "Bëni diçka për asgjë".

Duke i ndarë historitë e njerëzve të pastrehë, Coombes mundohet të theksojë faktin se, si të gjithë njerëzit, ata kanë një histori, një histori që i çoi në vendet që ata janë sot. JOQ Albania