JOQ Albania
Home

Rikthehet finalja e famshme e Stambollit, Milani dhe Liverpooli do zbresin sërish në fushë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/03/2019 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim nuk ka tifoz futbolli që nuk e mban mend finalen e famshme të vitit 2005 mes Milanit dhe Liverpoolit që u luajt në Stamboll.

Kuqezinjtë udhëhiqnin 3-0 në pjesën e parë dhe anglezët i barazuan në pjesën e dytë duke e dërguar ndeshjen me penallti, aty ku fituan edhe trofeun.

Pasnesër, në 23 mars të këtij viti, kjo finale do të rikthehet në disa grimca të saj.

Në fushë do të zbresin disa nga futbollistët që kanë qenë në atë sfidë.

Stadiumi pritet të jetë në kapacitet maksimal në “Anfield” ku tifozët do të rishohin përsëri Xherard, Sise, Dudek, Karager, Kaka, Maldini, Gatuzo e Dida.

I gjithë eventi është për bamirësi dhe të ardhurat do të dhurohen për fëmijët në nevojë. Pas plot 14 vitesh tifozët do të përjetojnë edhe njëherë emocionet e asaj finale.