JOQ Albania
Home

“Figura e tij ka qene e paprekshme’’, komshia e biznesmenit që u ekzekutua me 20 plumba tregon se çfarë i ndodhi tre vite më parë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/03/2019 14:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ferdinand Polia u ekzekutua pasditen e djeshme me 20 plumba teksa lëvizte bashkë me një person tjetër, i cili më pas u identifikua si Xhovan Mirashi. Biznesmeni shkodran, i cili njihej si ‘’Nardi i Bujtinave’’ u vra në mes të fshatit Grudë.

Kurse gjatë mesditës së sotme një person që e njihte mjaft mirë Ferdinand Polian ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se e ka pasur në lagje atë shumë afër. Ajo thotë se është e shokuar dhe se, biznesmenit para tri vitesh i është djegur bujtina që ai kishte në Theth.

Më tej ajo ka shkruar për JOQ.al se ai ka jetuar gjithë jetën e tij në ndershmëri dhe se ka qenë një njeri i shkolluar, i cili ka ditur tre gjuhë të huaja.

Gjithashtu ajo ka treguar se për bujtinën i kanë dhënë lekë turistët dhe e ka bërë prej fillimit sepse ai ishte shumë mikëpritës.

Ajo ka shkruar për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ Albania! Polia e kam pas ne lagje shum afer ka ba rrugen e dukagjinit edhe  kan jetu tan jeten me ndershmeri. Ka ken i shkollum ka dit 3 gjuh te huja dmth pastertia e tij e figures tij  asht e pa prekshme. Jam e shkume nga ky rast. Kan bujtina ne Theth para disa vitesh ju ka djeg bujtina  edhe tan turistat kan qit pare ja kan ba prej fillimit aq mikrpitsa jane …nuk edi cha te thamm jam e shokume.’’