JOQ Albania
Home

Dashuria për ekipin, tifozi i vogël shtypet mes tifozëve për një fanellë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/03/2019 12:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dëshira për të marrë me vete një fanellë nga ekipi i tij i zemrës, për pak i ka kushtuar shtrenjt një vogëlushi nga Brazili.

Ttifozi i vogël i Atletiko Mineiros ishte në stadium për të ndjekur skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Amerika MG.

Pas ndeshjes, ishte sulmuesi Alerrando, i cili hoqi fanellën dhe e hodhi drejt tifozëve, pikërisht në vendin ku ishte edhe djaloshi.

Shumë tifozë të tjerë njëkohësisht, filluan të shypeshin me njëri-tjetrin për ta përfituar ata këtë fanellë duke mos marrë fare parasysh faktin se mes tyre ishte edhe një minoren.

Djaloshi i vogël u dëmtua në krahun e djathtë, dhe nisi të qante.

Kjo mjaftoi që tifozët e tjerë të ndërgjegjësoheshin dhe t’ia rikthenin fanellën vogëlushit.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit: