JOQ Albania
Home

Ka frikë se i arrestojnë Ronaldon, Juventusi merr vendimin drastik
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/03/2019 10:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa sezoni është në pikën më kulminante të tij, Juventusi po mendon për përgatitjet e verës.

Klubi bardhezi ka ndryshuar axhendën për miqësoret e muajve korrik-gusht dhe gjithçka ka ndodhur prej Kristiano Ronaldos.

Sipas të përditshmes amerikane, “New York Times” “Zonja e Vjetër” nuk do të marrë pjesë në turin e zakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në “International Champions Cup”, por në vend të kësaj, do të luajnë në Kinë dhe Singapor.

Vendimi arsyetohet, me problemet e Kristiano Ronaldos, dhe frikën se mos portugezi merret për hetimin për përdhunim, ndaj Katrin Majorgës.

Deri tani mbetet ende i pakonfirmuar ky lajm, sepse Juve ka njoftuar se do të marrë pjesë këtë vit në këtë tur miqësor, por pa dhënë detaje shtesë, të cilat do t’i bëjë publike më 27 mars, ku do të publikojë edhe kalendarin e garave zyrtare.

Siç raportohet, klubi bardhezi i ka kërkuar organizatorëve të këtij turi, që ajo të jetë pjesë në rajonin aziatik, prej frikës se ndoshta CR7 arrestohet në Amerikë.