JOQ Albania
Home

I mbeti peng që për 104 vite nuk e theu asnjëherë ligjin, të moshuarës i plotësohet më në fund dëshira
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/03/2019 22:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

104-vjeçarja, e cila para pak kohësh habiti botën me dëshirën e saj të fundit, e ka “thyer” më në fund ligjin dhe është arrestuar.

Anne Brokenbrow, e cila jeton në një shtëpi kujdesi për të moshuar në Bristol, u "arrestua" nga dy oficerë në kuadër të plotësimit të dëshirës së saj të fundit.

Brokenbrow habiti stafin e shtëpisë së kujdesit kur në letrën që iu dha për të shkuar dëshirat që i kishin mbetur shkroi që donte të arrestohej.

104-vjeçarja kishte shkruar:

Dëshira ime është të arrestohem, unë jam 104-vjeç dhe kurrë nuk kam qenë në anën e gabuar të ligjit.”

Stephen Harding dhe kolegu i tij Kelly Foyle shkuan në azilin ku ajo rri këtë mëngjes dhe e “arrestuan” ashtu siç ajo donte.