JOQ Albania
Home

Rasti unik i Emiliano Sala, situatën e merr në dorë FIFA
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2019 10:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërsa dhimbja për Emiliano Sala është ende e freskët, në Francë dhe në Uells kanë plasur polemikat.

Shkak është bërë pagesa e 17 milionë eurove të akorduara mes Nantesit dhe Kardifit në momentin kur lojtari firmosi kontratën me uellsianët.

Tashmë klubi britanik kërkon të shohë nëse ekziston mundësia për të mos paguar këtë shifër për një lojtar, shërbimet e të cilit nuk i gëzoi asnjëherë.

Por francezët janë të prerë në kërkesën e tyre dhe për këtë arsye, i janë drejtuar FIFA-s zyrtarisht.

Kjo e fundit tashmë gjendet në një situatë të pazakontë.

Kjo pasi nga një anë duhet të zbatojë ligjshmërinë e një kontrate, ndërsa nga ana tjetër do ta ketë thuajse të pamundur të cilësojë si diçka normale pagesën e një shifre për një lojtar të ndarë nga jeta dhe që nuk luajti kurrë për klubin e tij të ri.