JOQ Albania
Home

E kapi duke pirë birra me një grup grash, gruaja “zhdëp” burrin në dru përpara të gjithëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/03/2019 23:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka dhënë ‘shfaqje’ duke dhunuar fizikisht bashkëshortin e saj në një bar.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në një bar në qytetin Iquitos, në Perunë veriore ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjet.

Thuhet se gruaja e xhindosur e kishte gjetur burrin e saj duke pirë birra me tre gra të tjera.

Në momentin që ajo pa skenën, iu “errësuan” sytë pasi, sipas saj, ai ishte duke shpenzuar paratë që i kishin ruajtur për drekën e fëmijëve në shkollë.

Gruaja, emri i të cilës nuk është bërë publik, më pas u fut brenda dhe e dhunoi bashkëshortin me karriget e barit.

Ndërkohë, ai rri në tokë, duke u përpjekur të mbrohet me një karrige tjetër.