JOQ Albania
Home

Solli në jetë foshnjën që peshon 6.8 kg, nëna tregon dhimbjet e lindjes: Sikur u godita nga dy traktorë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/03/2019 19:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Nju Jork ka sjellë në jetë një foshnjë që peshon plot 6.8 kg.

Joi Buckley e solli në jetë vajzën e saj, Harper të hënën dhe e ka treguar se lindja nuk ishte aspak e lehtë.

Vogëlushja kishte peshën e një fëmije 6-muajsh dhe vinte e “pajisur” me flokë bjondë të rritur plotësisht.

Për ta sjellë në jetë Harper, u deshën tre mjekë, një “vakum” mjekësor si dhe një ndërhyrje cezariane.

E porsalindura ndodhet aktualisht e lidhur pas një makinerie që e ndihmon të marrë frymë dhe po monitorohet me kohë të plotë.

Kjo pasi vogëlushja pësoi disa trauma gjatë lindjes.

Nëna e saj u shpreh për dhimbjet gjatë lindjes:

Ndihesha sikur isha goditur nga dy traktorë. Ishte shumë e dhunshme. Sikur po më dilnin brinjët nga vendi.”

JOQ Albania