JOQ Albania
Home

Panuçi përjashtoi të birin nga kombëtarja, vjen reagimi i Foto Strakoshës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2019 12:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare nuk po kalon një moment pozitiv.

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi la jashtë ekipit Tomas Strakoshën, i cili humbi avionin dhe nuk arriti në kohë në grumbullim e ekipit.

Pas kësaj ngjarje, ka ardhur edhe regimi i babait dhe njëkohësisht menaxheri i tij, Foto Strakosha.

Ish-legjenda kuqezi i ka habitur të gjithë pasi për Panorama Sport u shpreh se mban anën e Panuçit:

Deklarata e tij:

Pavarësisht gjithkujt, Kombëtarja është mbi të gjithë. Duke marrë shkas edhe që unë jam prind, babai i Tomasit, nuk do të jem i bindshëm për asnjë. Kështu që, unë jo vetëm e kam për detyrë, por sinqerisht që e respektoj vendimin e trajnerit.
Që në momentin që rregullat e trajnerit janë ato, përderisa është thyerje disiplinore që për x arsye të mos arrish në orën e duhur, unë e mbështes dhe e respektoj vendimin e trajnerit.
Nuk kam folur me Panuçin. Nuk kam as të drejtë komunikimi me të dhe vetëm një herë e kam takuar rastësisht kur ka ardhur për grumbullimin. Nuk e njoh dhe besoj edhe ai nuk më njeh. Vetëm një herë jemi parë.