JOQ Albania
Home

Interi dhe Juventusi kanë gati shkëmbimin e bujshëm
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2019 11:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi tani duhet të heqë qafe të përkëdhelurin Mauro Ikardi i cili vazhdon të jetë i përjashtuar nga ekipi prej disa javësh.

Për argjentinasin largimi po bëhet gjithnjë e më i sigurt.

Sot La Gazzetta dello Sport del me lajmin e bujshëm se klubi zikaltër ka ndërmend të tentojë blerjen e një tjetër argjentinasi, Paulo Dybala, për të cilin do të ofronte pikërisht Ikardin, i cili i pëlqen shumë Juventusit.

Mandzukic është ndoshta në sezonin e fundit si bardhezi dhe Icardi do ishte sulmuesi ideal për torinezët, që kërkojnë të rinovojnë sulmin pa shpenzuar shifra të çmendura.

Dybala nuk është i lumtur në Torino, e ka humbur vendin në formacion dhe e ka të qartë se Cristiano Ronaldo është në epiqendër për klubin dhe mediat.

Ndaj, një transferim tek Interi do t’i interesonte shumë për t’u kthyer protagonist, edhe pse së pari zikaltrit duhet të shkojnë në Champions League, për të joshur emra si Dybala.