JOQ Albania
Home

Tronditet Zvicra, Xherdan Shaqiri largohet papritur nga kombëtarja
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2019 9:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xherdan Shaqiri është larguar ditën e djeshme nga kombëtarja e Zvicrës.

Ai do të mungojë në 2 ndeshjet kualifikuese të Europianit kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës.

Shqiptari ka lënë grumbullimin dhe shkak është bërë një problem shëndetësor që ai ka hasur së fundmi.

27-vjeçari nga Gjilani ka ndjerë dhimbje në zonën e gjoksit dhe është detyruar të braktisë ekipin kombëtar. ‘

Shaqiri nuk është aktivizuar as javën e fundit me skuadrën e Liverpulit.

Problemet e tij shëndetësore kanë alarmuar edhe klubin e kuq dhe nuk dihet ende sa do mungojë futbollisti shtatshkurtër.