JOQ Albania
Home

Publicisti italian në RAI 2: Shqipëria është Narkoshtet!
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 18/03/2019 16:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që pas daljes së kryeministrit Edi Rama në televizionin italian RAI 1, mediat italiane dhe kryesisht analistët e gazetarët janë marrë shumë me Shqipërinë.

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook, deklaratën e publicistit të njohur në Itali dhe jo vetëm, Petro Gomez.

Ky i fundit, i ftuar në RAI 2 deklaron se  “Shqipëria është Narkoshtet”!

Teksa ka shpërndarë videon, Berisha shkruan:

Shqipëria është Narkoshtet!
Petro Gomez, shkrimtar dhe publicist i njohur deklaron në Rai 2:
“Shqiperia është narkoshtet”.
Furnizues kryesor edhe i drogave sintetike
47% e GDP vjen nga trafiku i drogës”!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb
Përshendetje dr, në Rai2 emisioni Popolo Sovrano, të ftuar Peter Gomez (gazetarë/shkrimtarë) si dhe Vittorio Sgarbi etj..
Si tematike po diskutohet për drogat e reja sintetike dhe ndër të tjera Shqipëria u permend disa herë nga P.Gomez si furnizues kryesor i ketij tregu duke u etiketuar si Narko-Shtet si dhe 47% e prodhimit të brendshëm lord vjen pikërisht nga trafiku i narkotikëve.
Sigurisht një mesazh dhe etiketim shum i hidhët për Shqipërinë dhe shqiptarët por fatkeqësisht mbase edhe i vertetë"