JOQ Albania
Home

“Tërmet” te kombëtarja, Panuçi përjashton Strakoshën për arsyen e çuditshme
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/03/2019 10:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur jemi në prag të ndeshjes me Turqinë, trajneri Kristian Panuçi ka marrë një vendim drastik duke përjashtuar nga grumbullimi portierin Thomas Strakosha.

Ky i fundit, pasi luajti me klubin e tij, pas ndeshjes duhej të nisej drejt Shqipërisë menjëherë për t’u paraqitur në grumbullim në orën 19:00.

Por, ai ka humbur avionin pasi ka mbetur në trafik, moment i kuptueshëm për shumë të tjerë, por jo për Panuçin.

Strakosha i ka kërkuar ndjesë dhe i ka shpjeguar se nuk ka mundur të mbërrijë dot në kohë dhe e ka humbur avionin, duke kërkuar mirëkuptim që të vijë nesër në Tiranë.

Por, trajneri i Kombëtares ka qenë i prerë, duke i thënë se nëse nuk arrin në kohën e përcaktuar (19:00r, atëherë më mirë të mos udhëtojë fare.

Ndërkaq, mësohet se është thirrur në ekipin përfaqësues Gentjan Selmani i Laçit, i cili ka qenë me Shpresat.

Një vendim ky shumë i pakuptimtë duke llogaritur se aktualisht Strakosha mbetet portieri që luan rregullisht, ndërsa Berisha ka humbur vendin e titullarit te Atalanta.