JOQ Albania
Home

“Kampione” e botës për lindje fëmijësh, nëna sjell në jetë gjashtënjakët brenda 9 minutave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/03/2019 22:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në SHBA ka sjellë në jetë gjashtë foshnja brenda 9 minutave.

Kështu ajo ka fituar “titullin” (që nuk ekziston) ‘Kampione Botërore për Lindjen e Fëmijëve’.

Thelma Chiaka i solli në jetë gjashtënjakët e saj mes orës 4.50-4.59 të mëngjesit këtë të premte në një maternitet në Teksas.

Spitali ku u pritën foshnjat njoftoi në një deklaratë se shanset që Thelma t’i lindte të gjashtë fëmijët në më pak se 10 minuta ishin një në 4.7 miliardë.

Deri më tani, Chiaka u ka vënë emër vetëm vajzave të cilat quhen Zina dhe Zuriel. Djemtë nuk kanë ende emra.