JOQ Albania
Home

Mavraj: Nga Greqia ika se nuk kishte Xhami
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2019 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj pati një eksperiencë të shkurtër këtë sezon në Greqi me Arisin e Selanikut.

Pa u mbushur ende 3 muaj nga kjo aventurë, shqiptari ndërpreu kontratën dhe u largua sërish në Gjermani, kësaj here te Ingolshtadi.

Së fundmi, futbollisti shqiptar ka folur për të shkuarën duke prekur edhe arsyen pse u largua aq papritur nga Greqia.

Gjatë një interviste për “Telesport” ai tregon:

Nga Greqia ika shumë shpejt sepse arsyeja kryesore ishte se nuk kishte Xhami për tu falur. E them me plot sinqeritet, sepse jeta e futbollistit nuk është vetëm loja në fushë. Janë dhe shumë orë të tjera që njeriu i kalon në jetën private, dhe mua më mungonte shumë Xhamia.
Nuk kishte Xhami fare aty. Unë isha mësuar me këtë gjë, me vëllezërit e mi, me gjëra që më relaksojnë jashtë futbollit me pas ato aktivitet e mija, që janë të lidhura me fenë time, me shokët e mi.
Nuk isha aty për pushim dhe nuk e kisha ndërmend të bëja jetë luksoze të shkoja çdo ditë në plazh, por kisha synime. Këto nuk u përputhën në fund fare. Nuk ika me ndonjë keqardhje apo keqkuptim, trajneri nuk pati dëshirë fare, por i thashë ose iki ose e lë futbollin. Kështu që nuk u lashë zgjidhje tjetër”.