JOQ Albania
Home

Mungoi Ronaldo, Genoa trondit Juventusin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2019 15:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pa Ronaldon, Juventusi sot ka pësuar një humbje tronditëse nga Genoa në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 2-0.

Portugezi ishte lënë pushim nga trajneri Alegri, për shkak të lodhjes në ndeshjet e fundit, por mungesa e tij rezultoi fatale.

Në takimin e javës së 28-të ekipi i Alegrit, u mund pa kushte.

Takimi ishte i dominuar nga Genoa, por në pjesën e parë nuk arriti që të gjente golin.

Në të dytën, një ish-juventin, si Stefano Sturaro, dhe një ish-interist, si Goran Pandev, gjetën golat në minutat 72 dhe 81.

Kjo ishte humbja e parë për Juventusin në Seria A, pas 28 ndeshjeve, dhe mbetet në vendin e parë me 75 pikë.