JOQ Albania
Home

E bujshme/ Interi zgjedh trajnerin e ri, vjen Antonio Conte
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2019 12:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka më dyshime, Interi ka gjetur trajnerin e ri dhe ai do jetë Antonio Conte.

Lajmin e bujshëm e konfirmon sot e përditshmja italiane “Tuttosport".

Sipas kësaj gazete, drejtori Beppe Marotta ka marrë “OK” e tij dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Conte do të zërë vendin e trajnerit Luciano Spalletti, i cili do largohet sezonin tjetër.

Trajneri i ri Antonio Conte dëshiron të ketë kontroll të plotë dhe ka kërkuar largimin e Mauro Icardi dhe Ivan Perisic, që me shumë gjasa do të shiten në merkaton e verës.

Largimi i këtyre dy futbollistëve “rrëmujaxhi” do të rikthejë qetësinë në skuadër, ku javët e fundit ka patur shumë polemika.

Interi i ri do të luajë me skemën 3-5-2, skema e famshme e Antonio Conte, që do të synojë të ndërtojë një ekip pretendent për titull.