JOQ Albania
Home

Mund të shpëtohen 700 jetë çdo vit, anglezët pritet të bëhen të gjithë dhurues organesh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/03/2019 11:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duke nisur nga viti i ardhshëm, në Britaninë e Bashkuar do të nisë një sistem i ri për dhurim organesh, nëse Parlamenti miraton "Ligjin e Max-it".

Sipas planeve të detajuara të ministrave, të rriturit në vend do të futen në listë për të qenë dhurues organesh me pëlqimin e tyre. Nëse duan, mund të refuzojnë që organet e tyre të dhurohen në ditën e tyre të vdekjes.

Qeveria tha se ky sistem do të kursente deri në 700 jetë çdo vit.

Në Mbretërinë e Bashkuar në 2017, 411 njerëz vdiqën para se t’u gjendjen një dhurues për organe dhe më shumë se 5,000 njerëz janë aktualisht në listën e pritjes në Angli.

"Ligji i Max" është emëruar pas Max Johnson, nga Cheshire, i cili u shpëtua nga transplantimi i zemrës.

Legjislacioni u prezantua vitin e kaluar dhe do të kthehet në “House of Commons” për t’u votuar.

Nëse aprovohet, ligji pritet të hyjë në fuqi në Angli në pranverën vitit 2020.