JOQ Albania
Home

Ronaldo dhe Messi në Amerikë? Beckham befason me përgjigjen
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2019 11:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ronaldo dhe Messi janë duke luajtur vitet e tyre të fundit në futboll. Ka zëra që dy lojtarët më të mirë në botë mund ta mbyllin karrierën e tyre në Amerikë.

Ish-futbollisti i njohur anglez, David Beckham i cili aktualisht është në krye të skuadrës së Miami, e cila garon në MLS, nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë njërin prej tyre në skuadrën e tij.

Beckham ka thënë se asnjëherë nuk i dihet të ardhmes.

Ai u shpreh:

Të gjithë kanë listën e tyre me dëshira. Por, nëse shikon se si Messi dhe Ronaldo po luajnë, edhe pse konsiderohet si periudhë e vonshme e karrierës, unë nuk shoh ndonjë fund në horizont për ta.
Ata po luajnë akoma në nivelet më të larta dhe është e vështirë t’i shohësh duke u larguar nga skuadrat e tyre. Por, do të shohim. Nuk i dihet kurrë se çfarë ndodh në futboll”

Ronaldo aktualisht është 34 vjeçar, kurse Leo Messi do të mbushë 32 këtë verë. Pavarësisht kësaj moshe, lojtarët vazhdojnë e po tregojnë se janë edhe sot dy lojtarët më të mirë në botë.