JOQ Albania
Home

Arbitri i derbit Milan-Inter ka gjykuar edhe… Kukësi-Laçi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2019 9:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sonte në mbrëmje, luhet derbi i Milanos, Milan-Inter. Dy skuadrat garojnë për një vend në Champions League dhe përballja e sotme do jetë vendimtare për fatin e tyre.

Sektori i garave në futbollin italian, ka përcaktuar edhe arbitrin që do mbajë drejtësi në këtë sfidë të rëndësishme.

Ai është Marko Guida dhe është nga kolegjiumi i Napolit.

Guida është një emër i njohur edhe për futbollin shqiptar pasi ka qenë edhe kryesori në finalen e Kupës së Shqipërisë, të luajtur më 22 maj të vitit 2016 mes Laçit dhe Kukësit.

Derbi i sotëm, Milan-Inter ka marrë vëmendjen maksimale dhe po pritet me interes nga të gjithë.