JOQ Albania
Home

27-vjeçari infekton me qëllim të dashurin me HIV: E çava prezervativin, je shumë budalla
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/03/2019 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një amerikan ka treguar në një dokumentar për BBC sesi i dashuri i tij i ngjiti virusin HIV me qëllim.

Lenny ka sakrifikuar anonimitetin e tij për t’i treguar botës sesi 27-vjeçari, Daryll Rowe përdor seksin si armë.

Në dokumentarin të quajtur, “The Man Who Used HIV As A Weapon”, Lenny tregoi se ish i dashuri i tij e kishte çarë prezervativin që ata përdorën me qëllim që t’i transmetonte atij virusin vdekjeprurës.

Në shkurt të vitit 2016 ai mori vesh që ishte infektuar me HIV.

Lenny tregoi:

Ai më tha, ‘ke për t’u djegur… je shumë budalla. E çava prezervativin, ta hodha..”

Dy javë më vonë, ai u sëmur dhe mësoi se fjalët e Rowe-t kishin qenë të vërteta.

Daryll Rowe, i cili u shpall fajtor për 10 akuza që lidhen me infektimet e tij të qëllimshme, filloi t’u ngjiste meshkujve të ndryshëm HIV-in pasi mësoi se ishte vetë i infektuar. JOQ Albania