JOQ Albania
Home

“E ekzekutuan me 4-5 të shtëna në prani të djalit”, kush është viktima që e eliminuan tek Liqeni i Tiranës?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16/03/2019 19:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 62-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri nga dy persona, në Liqenin e Tiranës në Kryeqytet.

Policia bëri me dije se viktima ishte shtetasi H.B, 62-vjeç, i cili ishte duke bërë vrap nën shoqërinë e djalit të tij të mitur.

Sipas informacioneve të para kanë qenë dy persona me armë zjarri, të cilët kanë ekzekutuar 62-vjeçarin.

Sipas burimeve për JOQ Albania, viktima është qëlluar nga 2 persona të maskuar 4-5 herë me armë zjarri. Autorët kanë qenë të veshur me xhupa dhe kapuçë te zinj, e më pas janë larguar me motor në drejtim të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

E hoqën njërin qafe në liqen. Nga larg u dëgjuan 4-5 krisma, menduam ndonjë fishekzjarr."

Njëri prej atentatorëve të dyshuar mban inicialet I.S dhe është nga qyteti i Fierit, ndërsa autori tjetër dyshoshet I.B, nga Fieri.

POR KUSH ËSHTË VIKTIMA H.B?

Raportohet se viktima është Haxhi Baçinozi.

Baçinozi ka lindur më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit.

Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi, viktimën me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë, nën akuzën e "agjitacion e propagandës".

Baçinozi u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për "veprën e terrorit në bashkë-punim".