JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ “E hoqën njërin qafe!” Kishte dalë për vrap me të birin e mitur, ekzekutohet burri tek Liqeni i Tiranës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/03/2019 19:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Informacion Paraprak

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në kryeqytet.

Haxhi Baçinozi 62 vjeç ka mbetur i vrarë pasditen e sotme tek Liqeni Artificial i Tiranës.

Viktima ishte duke vrapuar dhe shoqërohej nga i biri i mitur, kur e ekzekutuan me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para kanë qenë dy persona me armë zjarri, të cilët kanë ekzekutuar 62-vjeçarin. Sipas burimeve për JOQ Albania, viktima është qëlluar nga 2 persona të maskuar 4-5 herë me armë zjarri.

Njëri prej atentatorëve të dyshuar mban inicialet I.H dhe është nga qyteti i Fierit.

Nuk dihen ende detaje të tjera apo motivet që çuan në këtë tragjedi. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Dëshmitarë për JOQ Albania kanë raportuar ekskluzivisht nga ngjarja, skenën e frikshme:

E hoqen njerin qafe ne liqen. Nga larg u degjuan 4-5 krisma, menduam ndonje fishekzjarr."

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë Informacion paraprak Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.