JOQ Albania
Home

Hysaj surprizon tifozin e vogël të Napolit, vogëlushi shpërthen në lot
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/03/2019 13:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka bërë një gjest me të vërtetë të veçantë, për të kënaqur një tifoz të vogël të Napolit.

Shkodrani gjendej në një lokal në qytet dhe në atë moment i është afruar një zonjë e cila ka përshëndetur.

Ajo iu drejtua:

Ti je Hysaj, futbollisti i Napolit? Unë jam nëna e një fëmijë shumë tifoz me Napolin, a mund ta telefonoj dhe ta përshëndetni?"

Hysaj pranoi me kënaqësi dhe foli në telefon më këtë fëmijë, por jo vetëm kaq. Shkodrani i bëri dhe një surprizë të bukur djaloshit.

Hysaj i tha:

Do të jesh i ftuari im në ndeshjen e Napolit. Shko në stadium dhe në emrin tim do të gjesh dy bileta për ndeshjen Napoli-Zyrih”.

Kaq mjaftoi që tifozi i vogël të entuziasmohet dhe të shpërthejë në lot.