JOQ Albania
Home

UEFA shpall lojtarin më të mirë të javës në Champions League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/03/2019 9:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi ishin pa dyshim protagonistët e ndeshjeve të kthimit të 1/8-ave të finaleve të Champions-it.

Portugezi i Juventusit i shënoi një tripletë ekpit ndaj Atletikos së Madridit dhe kualifikoi bardhezinjtë në çerekfinale.

Nga ana tjetër, Lionel Mesi tërhoqi për dore Barcelonën drejt kualifikimit ndaj Lionit me një dopietë dhe dy asiste.

Por në fund, votimi i tifozëve në faqen e UEFA-s, ka nxjerë Ronaldon si lojtarin  më të mirë të javës në Champions.

Nuk e dimë sa dakord jeni ju…