JOQ Albania
Home

E “mori” kanceri para se ta shihte vajzën nuse, nëna i lë mesazhin prekës të fshehur poshtë këpucëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/03/2019 22:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 38-vjeçare nuk i mbajti dot lotët kur gjeti një mesazh nga nëna e saj e ndjerë në pjesën e poshtme të këpucëve të saj të dasmës.

Emma nga Kibworth Beauchamp në Leicestershire, u fejua në vitin 2016, por vetëm një muaj më vonë, mamaja e saj u diagnostikua me kancer terminal.

Edhe pse Emma, kishte shpresuar se mamaja e saj do arrinte që të jetonte deri për martesën e saj, fatkeqësisht ajo ndërroi jetë një vit më vonë, në 2017.

Për habinë e saj, 38-vjeçarja mori më 9 mars këpucët e saj të martesës dhe zbuloi se nëna e saj jo vetëm që kishte paguar për to fshehurazi, por kishte lënë gjithashtu edhe një shënim.

Poshtë këpucëve shkruhej:

Doja që të kishte një dhuratë nga unë ditën tënde të dasmës. Këpucët e dasmës janë dhurata ime për ty. Shpresoj që të jetë një ditë magjike për ty. Të dërgoj shumë dashuri dhe përqafime, MAMI xxxx.”

JOQ Albania