JOQ Albania
Home

21-vjeçarja provon cilësinë e sapunëve duke i ngrënë: Më të mirët janë më të shijshëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/03/2019 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo 21-vjeçare e provon cilësinë e sapunëve duke i konsumuar dhe nuk ka pasur kurrë shqetësime shëndetësore.

Khosik Assyifa, nga Java Lindore, Indonezi, është shprehur se ajo nisi të kishte neps për sapunët kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Në atë kohë, ajo ishte aq e zënë ngushtë nga varësia e saj e çuditshme saqë mbyllej në tualet për t’i ngrënë fshehurazi burrit.

Fëmija i saj, Mo, lindi në vitin 2017 dhe megjithëse dëshirat e saj për të ngrënë sapun u zbehën, ajo vazhdoi ta konsumonte.

Assyifa ka tashmë me mijëra ndjekës në internet, që prej se nisi të të publikonte “testime” të sapunëve ntë markave të ndryshme.

Khosik tha se metoda e saj provimit të produktit është unike dhe se askush tjetër nuk mund ta bëjë.

Ajo u shpreh:

Askush tjetër nuk e bën këtë. Unë jam i vetmi person që mund të dallojë një markë sapuni nga shija…Kurrë nuk kam pasur asnjë efekt anësor dhe as nuk jam sëmurur për shkak të ngrënies së sapunit ".

JOQ Albania